X
GO

Dhënia në shfrytëzim të pronës së paluajtshme

Procedurat e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës

Dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës bëhet përmes procedurave të:

  1. ankandit publik;
  2. shprehjes së interesit; dhe
  3. negociatave të kryetarit të komunës.

Kriteret për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës

Dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës bazohet në këto kritere:

  1. prona e paluajtshme e komunës për dhënien në shfrytëzim të jetë e regjistruar në regjistrat kadastral të pronës;
  2. qëllimi i shfrytëzimit të pronës së paluajtshme e komunës të jetë e harmonizuar me dokumentet e planifikimit hapësinor;
  3. të ketë arsyeshmëri të interesit publik apo përfitimit ekonomik të komunës;
  4. të plotësojë kushtet dhe kriteret e përcaktuara mjedisore.

Afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës

  1. dhënia në shfrytëzim afatshkurtër e pronës së paluajtshme të komunës, që nënkupton periudhën nga një (1) vit e deri në pesëmbëdhjetë (15) vite;
  2. dhënia në shfrytëzim afatgjatë e pronës së paluajtshme të komunës, që nënkupton periudhën më shumë se pesëmbëdhjetë (15) vite deri nëntëdhjetë e nëntë (99) vite;

Negocimi i ofertave nga Kryetari i Komunës

Kryetari i Komunës ka të drejtë pa zhvilluar procedurat paraprake të negocioj ofertat e paraqitura nga palët e interesuara dhe të paraqet propozimin final për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, për miratim përfundimtar në Kuvendin e Komunës.

Të drejtën e negocimit Kryetari i Komunës mund ta shfrytëzoj në këto raste:

  1. në rastet kur vlera e investimit është së paku 10% e buxhetit të përgjithshëm për investime kapitale të komunës të vitit paraprak, por jo me shumë se vlera minimale e përcaktuar me Ligjin për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës;
  2. në rastet kur një investitor ka shprehur interesim për hapjen e një biznesi në interes të komunës;
  3. në rastet kur nuk ka interesim për marrjen e pronës së komunës në shfrytëzim nga palët për së paku tre (3) vitet e fundit.
Print
Tags:

Theme picker