15.12.2020
Kanë përfunduar punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në lagjen Muqaj në Brekoc, 14 segmenteve rrugore në Çabrat dhe atyre në lagjen Dervish Shaqa në Osek Hylë.
“Jam shumë i lumtur për përfundimin e këtyre projekteve infrastrukturore në komunën e Gjakovës. Bëhet fjalë për rrugë të gjata të cilat kanë qenë në baltë për një kohë të gjatë. Tani, banorët do të kenë mirëqenie më të mirë dhe qasje më të lehtë. Krahas investimeve të tjera, do të vazhdojmë me realizimin e projekteve infrastrukturore, deri në finalizimin e tërësishëm të tyre” u shpreh Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, gjatë bashkëbisedimit më banorë.
09.11.2020
Vendosja e shtyllave të ndriçimit në shtigjet e Shkugëzës, do të ju mundësojë qytetarëve lëvizje të lehtë dhe të sigurtë në këtë zonë gjatë orëve të mbrëmjes.
Gjatë inaugurimit të këtij projekti, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh mirënjohës ndaj Kforit Italian me të cilin janë dakorduar për financimin e fazës së parë të projektit për ndriçimin e shtigjeve. “Si qeverisje komunale, do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tjera në këtë zonë. Dua të falënderoj Kforin Italian për këtë projekt. Bashkëpunimi jonë do të vazhdojë edhe më tutje” tha Kryetari Gjini.