19.12.2019
Kuvendi i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e fundit të rregullt për këtë vit, në të cilën, para se të miratohej nga këshilltarët komunal, nga subjekti politik Alternativa është kërkuar shkarkimi i kryesuesit Anton Shala, me arsyetimin se “nën udhëheqjen e tij, Kuvendi Komunal ka humbur kredibilitetin e zhvillimeve normale”.
19.12.2019
Janë përuruar dhe janë inspektuar shumë projekte infrastrukturore. Fillimisht u bë përurimi i tre segmenteve të rrugëve „Vëllezërit Avdullahu“ e „Valenton Spahiu“ në paralagjen Dardania si dhe u inspektuan punimet në finalizimin e rrugës „Fitim Domi“.
19.12.2019
Gjakova, është komuna e parë që është vizituar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Ai u prit nga kryetari i komunës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e zhvillimit të Gjakovës dhe Kosovës.