X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Njoftim per debatin e dyte publik per vitin 2019

Njoftim per debatin e dyte publik per vitin 2019
Kryetari i Komunës së Gjakovës, duke u bazuar në nenin 68.1 te Ligjit për Vetëqeverisje Lokale si dhe nenin 65.1 të Statutit të Komunës së Gjakovës, e publikon këtë Njoftim.

Komuna e Gjakovës e organizon takimin e dytë publik për vitin 2019 me qytetarët e kësaj komune, i cili do të mbahet me dt. 19 Dhjetor 2019 (e Enjte) në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, me fillim në ora 11:00.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe Bordi i Drejtorëve, ju mirëpresin në takimin e dytë publik me qytetarë, në të cilin do të diskutohet për çështjet që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale dhe për çështje lidhur me realizimin e synimeve programore të komunës gjatë vitit 2019.

Qytetar të nderuar, është në interesin tuaj që të merrni pjesë në këtë takim dhe të kontribuoni drejtpërdrejtë për mbarëvajtjen e punëve të Komunës së Gjakovës.

Me respekt,
Kryetari i Komunës së Gjakovës
z. Ardian Gjini
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker