X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Homazhe dhe nderime për 28 Nëntor

Homazhe dhe nderime për 28 Nëntor
Me një minutë heshtje, homazhe dhe vendosje kurorash me lule, u shënua 28 nëntori i sivjetëm. Dukshëm më zbehtë dhe me dhimbje, kryetari i Komunës Ardian Gjini me bashkëpunëtorë i shoqëruar edhe nga veteranë dhe përfaqësues të OVL-UÇK sot bën homazhe tek lapidari “Shokët e lirisë”.

“Sot shënojmë festën më të madhe të shqipëtarëve, 28 nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën e flamurit. Këtë festë e kemi më të zbehur sepse të gjithë shqiptarët kanë dhimbje për tragjedinë si pasojë e tërmetit. Ne bashkëndjejmë të gjithë, por është e domosdoshme që edhe në kohë të tilla të vështira, ta shënojmë këtë ditë, të nderojmë heronjtë dhe martirët të cilët dhanë jetën për vendin. Andaj urime 28 nëntorin, i festofshim nëntorët tjerë pa ngjarje si kjo e fundit që ndodhi në Shqipëri”, tha në fjalën e tij kryetari Gjini.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker