21.04.2022
Gjakova, pjesë e turneut historik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve i cili edhe një herë pas 30 vitesh do të na prezantojë vlerat e mrekullueshme që ruan folklori ynë popullor.
Zyrtarisht, lajmi për organizimin e kësaj ngjarjeje kulturore edhe në Gjakovë, është dhënë sot në Kabinetin e Kryetarit Gjini gjatë një conference për media, pjesë e së cilës ishin edhe Ansambli.
“Ne, me vite dhe me dekada të tëra jemi frymëzuar nga prodhimtaria artistike e Ansamblit tonë. Andaj, është ndjenjë e bukur që pas 30 vitesh të shijojmë një koncert të tillë, jehona e të cilit do të jetë e jashtëzakonshme” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës tonë.
Në komunën tonë, koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve do të mbahet më datë 26 Prill, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” nga ora 20:30. Hyrja është pa pagesë.