30.12.2021
Sot është shënuar 30 Dhjetori, Dita e Veteranëve.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek Lapidari ‘Shokët e Lirisë”.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, Kryetari Gjini ka uruar të gjithë veteranët, duke e theksuar faktin se kontributi i tyre si në luftën për çlirim, si në ndërtimin e paqes dhe të ardhmes, është kontribut i çmuar dhe si i tillë do të respektohet e do të nderohet për breza të tërë.
Në kuadër të kësaj dite, Kryetari Gjini dhe përfaqësues të veteranëve, kanë vizituar edhe disa nga familjet e veteranëve tashmë të ndjerë, për ta kujtuar dhe nderuar kontributin e tyre para dhe pas luftës.
29.12.2021
Organizata She-Era bashkë me UN Woman dhuruan sot 25 pajisje pune për gratë afariste të komunës së Gjakovës.
Drejtoresha e Organizatës She-Era Mirlinda Kusari Purrini, tha se përmes projektit “Fuqizimi Ekonomik i Gruas” janë munduar që të lehtësojnë punën e grave që merren me biznes.
I ftuar në ceremoninë e ndarjes së pajisjeve ishte edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i cili u shpreh falënderues për këtë angazhim të dy organizatave, ndërkaq ju bëri thirrje grave afariste që t’i shfrytëzojnë këto mjete dhe t’ua dëshmojnë të gjithëve se ky investim ja ka vlejtur.
Në emër të grave që merren me biznes fjalën e mori Surrie Tafarshiku e cila tha se do të u qëndrojnë besnike donatorëve dhe do të punojnë edhe më shumë në rritjen e prodhimit.
23.12.2021
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka emëruar Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe Shefen e Kabinetit!
Ndërkaq, ditë më parë, është emëruar edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj.