E kryesuar nga Anton Shala, kryesues, është mbajtur sot mbledhja e 9-të me radhë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës. Pas miratimit të rendit të ditës dhe të procesverbalit, në pikën vijuese të rendit të ditës janë zhvilluar pyetje të asamblistëve për ekzekutivin, e të cilat kryesisht kishin të bënin me projektet të ndryshme komunale.