03.01.2020
Natën e ndërrimit të moteve, kryetari i komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, e priti së bashku me qytetarët e Gjakovës, në Tregun Festiv në qendër të qytetit.
Kryetari Gjini uroi që viti 2020 të sjellë shëndet, begati, mirëqenie dhe paqe mes njerëzve, pa dallim.
03.01.2020
Ansambli Muzikor i Komunës së Gjakovës “Orkestra” nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, në sallën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” ka mbajtur koncertin festiv të vitit të Ri.
03.01.2020
Drejtoria komunale për Zhvillim Ekonomik e udhëhequr nga drejtori Ferdinand Kolaj, këtë të shtunë ka përuruar edhe një tjetër projekt nga i cili do të përfitojnë drejtëpërdrejtë qytetarët e komunës sonë.