X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Inaugurohet aparatura Riciklo-Rimbursohu

Inaugurohet aparatura Riciklo-Rimbursohu
Drejtoria komunale për Zhvillim Ekonomik e udhëhequr nga drejtori Ferdinand Kolaj, këtë të shtunë ka përuruar edhe një tjetër projekt nga i cili do të përfitojnë drejtëpërdrejtë qytetarët e komunës sonë.

Nga sot aparatura Riciklo-Rimbursohu do të jetë e vendosur në qendër të qytetit dhe secili qytetar ka mundësi që shishen plastike dhe kanaqen ta ruaj së bashku me barkodin që duhet të skenohet në mënyrë që për çdo shishe të rimbursohet në vlerë 0.05 cent.

Sipas drejtorit Kolaj, kjo paisje do të ndihmojë që edhe ambienti të jetë më i pastër dhe se edhe pas 100.000 shisheve të para që do të rimbursohen do të shikohen mundësi të reja për qytetarët.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker