20.08.2020
Investimi i radhës në zgjerimin e rrjetit të ndriçimit!
Shtyllat elektrike në rrugët "Elton Zherka", "Marin Barleti" dhe atyre në fshatin Hereq tashmë janë me llampa LED, projekt ky i cili ju ofron siguri banorëve dhe të gjithë atyre që i frekuentojnë këto zona në orët e mbrëmjes, si dhe mundëson kursim të lartë të energjisë elektrike.
Plani jonë si qeverisje komunale është që vitin e ardhshëm të finalizojmë gjithë infrastrukturën e ndriçimit në fshatra dhe qytet.
28.07.2020
Rritja e rasteve të reja me COVID-19 është shqetësuese, prandaj është detyrë e secilit prej nesh që të vazhdojmë me kujdes të shtuar!
Gjatë takimit me Shtabin Emergjent për menaxhimin e pandemisë, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, apeloi tek të gjithë banorët e komunës së Gjakovës që te mbajnë distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.
Edhe një herë, ai u shpreh mirënjohës ndaj punëtorëve shëndetësorë, Policisë së Kosovës, Inspektorëve Komunalë dhe të gjithëve atyre që janë drejtëpërdrejtë në front me virusin e rrezikshëm.
Ndërkaq, Kryetari Gjini bashkë me anëtarët e shtabit kanë theksuar se kjo betejë do të fitohet nëse tregojmë kujdes duke respektuar të gjitha rekomandimet.
Përmes këtij takimi, ata kanë njoftuar që me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, klinikat private obligohen që të gjitha rastet e pacientëve, të cilët dyshohet se janë të infektuar me COVID-19, t’i paraqesin në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike Dega në Gjakovë. Në të kundërtën do të ketë sanksione sipas ligjeve në fuqi.