X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet
Bëhen 22 vjet nga çlirimi i Shqiponjes 17.05.20210

Bëhen 22 vjet nga çlirimi i Shqiponjes

Sot, në Ditën e Çlirimit të Shqiponjës, nderuam heronjtë dhe të gjithë të rënët për liri në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë. Shqiponja do të mbetet në historinë e popullit shqiptar si një ndër vatrat më emblematike të luftës së fundit. Ky vend është shëndrruar në simbol të lirisë, heroizmit dhe trimërisë së dëshmorëve të Shqiponjës por edhe të zonave të tjera të komunës. Lavdia u takon të rënëve për liri, kurse obligimet për ndërtimin e së ardhmes dhe forcimin e lirisë, neve të tjerëve.

Fillon pastrimi i lumit Erenik 17.05.20210

Fillon pastrimi i lumit Erenik

Ka filluar sot aksioni më i madh i pastrimit në kuadër të garës për Gjakovë të pastër, ai i pastrimit të lumit Erenik. Aksioni i sotëm është pjesë e një plani afatgjatë. Rruga “Bujar Roka” e cila është zhvendosur përgjatë lumit Erenik do të jetë një atraksion në të ardhmen. Andaj ky aksion është vetëm një nismë e cila ka gjetur mbështetjen edhe të OJQ-ve, vullnetarëve, KFOR-it dhe FSK-së dhe e cila do të finalizohet me një pamje krejtësisht ndryshe. Gjatë kësaj jave do të bëhet krasitja e drunjëve përgjatë lumit ndërkaq javën tjetër me datë 24 Maj aksioni i pastrimit të shtratit.

 

Marakli t'Biciklave me marrëveshje me Komunën e Gjakovës 11.05.20210

Marakli t'Biciklave me marrëveshje me Komunën e Gjakovës

Kryeqyteti i bicikletave, Gjakova, me 30 Maj do të jetë bashkëorganizatore dhe nikoqire e eventit të turit sportivo-kulturor.

“Së bashku me “Marakli t’Biciklave”, nënshkrova memorandumin e bashkëpunimit për zhvillimin e këtij turi i cili ka për qëllim rritjen e numrit të përdoruesve të bicikletave, si dhe promovimin e pikave turistike në komunën tonë. Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes do të njoftoheni në ditët vijuese” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Shpërndahen edhe 200 pako për familjet në nevojë 11.05.20210

Shpërndahen edhe 200 pako për familjet në nevojë

Sot edhe 200 familje me gjendje të rënduar ekonomike dhe anëtarë të OJQ-ve si Handikos dhe Shoqata e shurdhmemecëve kanë përfituar pako ushqimore nga Shoqata Humanitare Bereqeti.

Jo vetëm në këtë muaj të agjërimit e humanitetit, por kjo organizatë në vazhdimësi ndihmon familjet në nevojë andaj i gjithë falenderimi iu takon kontributdhënësve.

Me shpërndarjen e këtyre pakove, vetëm brenda këtij muaji janë ndihmuar mbi 550 familje nga lista e asistencës sociale.

Ka filluar renovimi i Kullës së Sulejman Vokshit 07.05.20210

Ka filluar renovimi i Kullës së Sulejman Vokshit

 

Kanë filluar punimet për renovimin e Kullës së Sylejman Vokshit. Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka treguar se përmes këtij projekti, origjinaliteti i këtij objekti të trashëgimisë kulturore do të ruhet.

22 vjet nga ''Epopeja e Çabratit'' 07.05.20210

22 vjet nga ''Epopeja e Çabratit''

Për nder të rënies heroike të dëshmorëve në betejën e lavdishme të Çabratit, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit. “Epopeja e Çabratit'' është ngjarje e shënuar në historinë e luftës së fundit në Kosovë për faktin që është beteja e vetme e zhvilluar në qytet. Brigada “Gjakova 137” e përfaqësuar nga luftëtarët e saj ishte e vetmja që i bëri ballë për ta çuar deri në fund përballjen me armikun. Sot, përkujtojmë ata që ranë heroikisht më 7, 8 dhe 9 Maj 1999. Bashkë me kujtimin për ta, të mos harrojmë idealin e tyre. Të kujdesemi që të jetësojmë porositë e tyre për një Kosovë të sigurtë dhe me një të ardhme të ndritur. ''Djemtë dhe vajzat tona do t'i kujtojmë përgjithmonë” u shpreh Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

 

Ushtrimi ''Shpata e Argjendtë'' do të mbahet edhe në Gjakovë 06.05.20210

Ushtrimi ''Shpata e Argjendtë'' do të mbahet edhe në Gjakovë

Në shtator të këtij viti, në Gjakovë do të mbahet ushtrimi “Shpata e Argjendtë”, aktivitet ky që organizohet nga FSK-ja, KFOR-i, Policia e Kosovës dhe AME. “Ky ushtrim do të jetë i mirëseardhur për rritjen e kapaciteteve lokale dhe nacionale për menaxhimin e emergjencave. Pata kënaqësinë që t’i pres në takim përgatitor oficerët e KFOR-it, FSK-së, Policisë, përfaqësuesit e AME dhe ata të Kryqit të Kuq. Jam i lumtur që ushtrimi “Shpata e Argjendtë” do të zhvillohet edhe në Gjakovë” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini gjatë takimit me përfaqësues të këtyre institucioneve.

Arkivi i Kosovës hap dy ekspozita ne Gjakovë 26.04.20210

Arkivi i Kosovës hap dy ekspozita ne Gjakovë

Platoja e Shëtitores së lumit Krena pret dy ekspozita të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës “Vullkani i Republikës” dhe “70 Vjet Arkiv”! ''Arkivat janë një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e ndërtimit të një vendi dhe e historisë së një kombi. I uroj Arkivës së Kosovës 70 vjetorin e themelimit të saj. Sot, në Gjakovë e kemi një ekspozitë tejet interesante dhe me vlerë. I ftoj që të vizitojnë këto ekspozita të cilat përmes fotografive dhe raporteve mediatike pasqyrojnë demonstratat historike të studentëve në vitin 1981 si dhe ato që tregojnë për shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës. Falenderoj Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës që e kanë vendosur këtë aktivitet edhe në Gjakovë” u shpreh Kryetari i Komunës, Ardian Gjini në fjalën e tij në këtë aktivitet.

Filloi rregullimi i infrastrukturës së lumit Llukac 16.04.20210

Filloi rregullimi i infrastrukturës së lumit Llukac

Sot, filloi një projekt i madh dhe i rëndësishëm për Gjakovën, siç është trajtimi i shtratit të lumit “Llukac”!

Ky projekt që pritet të ndryshojë komplet këtë pjesë të qytetit dhe t’i jep një pamje shumë më të mirë Gjakovës, parasheh rregullimin e tërësishëm të shtratit të lumit, trajtimin e ujërave të zeza, konkretisht vendosjen e kanalizimeve si dhe ndërtimin e shtigjeve të ecjes bashkë me elementet përcjellëse të gjelbërimit dhe mirëmbajtjes. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që brenda kësaj periudhe po fillojmë ta trajtojmë edhe lumin e tretë që kalon nëpër qytetin e Gjakovës. Pjesa e “Krenës” në qendër të qytetit tashmë është e përfunduar dhe sivjet do të vazhdojmë të punojmë me “Krenën” në pjesën e epërme deri tek Tulltorja dhe në pjesën e poshtme deri tek derdhja e saj në lumin “Erenik”. Gjithashtu, sivjet do të nisim trajtimin edhe të lumit “Erenik” përgjatë tërë segmentit të rrugës “Bujar Roka”. Gjakova është me fat që ka tre lumenj që kalojnë përmes qytetit, por këta lumenjë duhet t’i ruajmë. Ata nuk duhet të jenë barrë për ne, shkaktarë të vërshimeve dhe vend për hedhjen e mbeturinave e kanalizimeve, por përkundrazi duhet të jenë aset i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit dhe unë po ndjehem shumë mirë që jemi duke punuar fuqishëm drejt këtij synimi. E falënderoj partnerin kryesor OJQ “SHE ERA” për kontributin e madh për jetësimin e këtij projekti” u shpreh Kryetari Gjini.

Ndryshe, faza e parë e trajtimit të lumit “Llukac” përfshinë një segment prej 500 metrash, prej urës në rrugën “Petro Nini Luarasi” e deri tek ura në dalje të qytetit, drejtimi për Prizren dhe financohet nga fondet e Bashkimit Evropian përmes programit ndërkufitar IPA Kosovë-Shqipëri. Ndërkohë, komuna ka planifikuar që vitet e ardhshme të ndajë buxhet për vazhdimin dhe përfundimin e tërësishëm të këtij projekti.

 

 

 

RSS
First45679111213Last

Theme picker