X
GO

Kulla e Ibish Alisë

Fshati Brovinë

Kulla e Ibish Alisë
Kulla gjendet në fshatin Brovinë dhe është një ndër kullat me dukjen më madhështore nga të gjitha objektet e këtij lloji. Kulla është ndërtuar në shek. XIX dhe i takon tipit të kullave të Rrafshit të Dukagjinit.

Kulla e Ymer Pogës

Fshati Rogovë

Kulla e Ymer Pogës
Kulla gjendet në fshatin Rogovë të Hasit në anën e djathtë të Drinit të Bardhë.
Kulla është ndërtuar në shekullin XVI nga Hasan Agë Qeli i Demjanit, i cili e ndërtoi edhe Xhaminë e Rogovës në vitin 1580 dhe Hamamin e Rogovës (i cili nuk ekziston sot). Objekti  i takon tipit të kullave tri katëshe.

Kulla e Ahmet Islamit

Fshati Dujakë

Kulla e Ahmet Islamit
Kulla gjendet në fshatin Dujakë të Gjakovës dhe është ndërtuar në shekullin XIX. Kulla është tipike e Rrafshit të Dukagjinit, që do të thotë se ka shërbyer për banim dhe fortifikim.

Kulla e Sadik Nivokazit (Teqeja e Sheh Hazirit)

Fshati Nivokaz

Kulla e Sadik Nivokazit (Teqeja e Sheh Hazirit)
Kulla gjendet në fshatin Nivokaz, afër rrugës kryesore Gjakovë-Junik. Kulla është ndërtuar në fillimvitet e shek. XIX.
Përveç rolit për banim kulla ka shërbyer edhe si teqe (i takon tarikatit Halveti).

Kulla e Isuf Sadikut

Fshati Nivokaz

Kulla e Isuf Sadikut
Kulla gjendet në fshatin Nivokaz dhe është ndërtuar në shek. XIX. I takon tipit të kullave trekatëshe (tipike për Rrafshin e Dukagjinit), dhe ka shërbyer kryesisht për banim.

Xhamia e Gërqarëve

Mëhalla e Gërqarëve, Rr. Bajram Curri

Xhamia e Gërqarëve
Xhamia e Gërqarëve siç mund të konstatohet edhe nga vetë emri i takon “Mëhallës së Gërqarëve”, e cila është një lagje e pozicionuar rrëzë Çabratit. Sipas shënimeve që posedojmë, kjo xhami është ndërtuar në vitin 1907, nga mjeshtrit vendorë.

Mulliri i fshatit Mulliq

Fshati Mulliq

Mulliri i fshatit Mulliq
Mulliri i fshatit Mulliq bën pjesë në kategorinë e objekteve mirë të ruajtura, i cili është i ndërtuar nga materiali i drurit në tërë konstruksionin e tij (bazament, dysheme, mure dhe në konstruksionin e kulmit).
RSS
First1617181921232425Last

Theme picker