06.06.2022
Në ambientet e Galerisë së Arteve është hapur ekspozita “Qëndrueshmëria e objekteve shkollore ndër vite”, e realizuar nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit OJQ “7 Marsi” dhe e mbështetur nga Komuna e Gjakovës .
Përmes fotografive , kjo ekspozitë ilustron objektet shkollore ndër vite por edhe fakeë të helmimeve të nxënësve të shkollave nga pushteti serb në mars të vitit 1990 dhe mësimdhënësit e vrarë nga policia dhe ushtria serbe ndërmjet viteve 1998-1999.
Në fjalën e tyre, Drejtoresha e DKRS-së, Adea Roka dhe Drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova-Baçi e kanë vlerësuar punën e kësaj shoqate për jetësimin e kësaj ekspozite përmes së cilës gjeneratat e reja e kanë mundësinë të mësojnë për sakrificën dhe mundin e mësimdhënësve dhe gjithë stafit të shkollave të komunës sonë në periudhën e okupimit serb .