24.02.2021
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori dhe Shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.
Kryetari Gjini e ka informuar Ambasadorin Mitsunori për projektet që po realizohen në vazhdimësi në Gjakovë, ato që janë përkrahur nga UNICEF dhe Ambasada Japoneze për të cilat është shprehur mirënjohës.
Ata janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin për projekte të reja të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.
Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij në Gjakovë, Ambasadori Japonez ka vizituar Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Aty ka parë nga afër procesin mësimor i cili është avancuar edhe më shumë falë projektit për instalimin e lidhjes me internet WIFI, investim ky i mbështetur nga UNICEF dhe prej të cilit kanë përfituar gjithsej 10 shkolla të komunës tonë.
18.02.2021
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power.
Ata biseduan për bashkëpunimin në mes të Këshillit të Evropës dhe Komunës së Gjakovës, veçanërisht për projektet për edukimin e fëmijëve më aftësi të kufizuara dhe atyre të komuniteteve jo-shumicë.
Kryetari Gjini u shpreh mirënjohës ndaj Shefit Power për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Këshillit të Evropës për Komunën e Gjakovës.