X
GO

Teqeja e Sheh Eminit

Mahalla e Krypazarit në Çarshi të Madhe - Bashkësia lokale Nr.2, Rr. Ismajl Qemajli

Teqeja e Sheh Eminit

Gjendet në kompleksin historik të Çarshisë së Madhe dhe kompleksin e Lidhjes Shqiptare dega e Gjakovës, në pjesën e quajtur Kryepazari. Teqeja është ndërtuar në shek. XVIII. Objekti është teqe e sektit SADI, ndërsa Sheh Emini është ndërtuesi i saj, i cili ka qenë kadi (avokat), ku shkollimin e ka kryer në Turqi. Trashëgimtar i sotëm i teqesë është sheh Ruzhdiu. Karakteristikë e teqesë është ndërtimi me teknikë tradicionale. Themelet dhe përdhesja janë ndërtuar nga guri i gdhendur, kati me qerpiçë, kulmi konstruksion i drurit me strehë të gjatë, ka zbukurime në mure dhe tavan. Sistemi i ndërtimit është bondruk, në kate është semahanja, ndërsa kupola është nga druri. Sa i përket ndërtimit objekti ka qenë teqe, i tillë është edhe sot.

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: 324/58- 28.06.1958

Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=2381

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker