X
GO

Shtëpia e Selim Bakijës

Çarshia e Vogël, Rr. Skënderbeu

Shtëpia e Selim Bakijës

Shtëpia e Selim Bakijës gjendet në rrugën “Skënderbeu” në lagjen e quajtur “Çarshia e Vogël”. Objekti është ndërtuar në vitin 1910. Ky objekt ka shërbyer si shtëpi banimi. Ky objekt ka rëndësi të madhe historike sepse këtu u lind heroi kombëtarë i LNÇ-së – Mustafa Bakija. Ky objekt ka vlera të mëdha arkitektonike të shtëpisë tipike tradicionale qytetare. Shtëpia është e ndarë në dy pjesë, ku njëra është rindërtuar dhe nuk ka mbetur asgjë nga origjinali, përveç një pjese të strehës në anën veriore. Pjesa tjetër që i takon pronarit Sutki Bakija ka pësuar ndryshime më të vogla dhe i është adaptuar jetës bashkëkohore. Është me interes të ceket se këtë shtëpi e karakterizon një lidhshmëri e kthinave, një pasuri ornamentesh të ruajtur mjaft mirë dhe streha me gjatësi 2,20 m, e cila është po ashtu e ruajtur në pjesën e familjes Bakija.

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: E.K.nr.890/50 ,dat.08.08.1950

Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8581

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker