X
GO

Muze

Muzeu Rajonal



Muzeu Rajonal në Gjakovë si institucion me rëndësi të posaqme shoqërore, është themeluar në vitin 1951 me kërkesën e Shoqatës së Lufëtarëve të LNC-së, me qëllim që të mblidhet dhe të ruhet materiali dokumentar si dhe foto-materiali i periudhës së luftës (1941-1944). Zyrtarizimi i këtij muzeu u bë më 1973, kur Kuvendi i Komunës lëshoi vendimin për fillimin e rregullt të punës së muzeut. 

Muzeu historik është i vendosur në ish sarajet e kullave te Abdulla Pashë Drenit, ku janë zhvilluar ngjarjet e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë qytet forcat e armatosura të Lidhjes së Prizrenit vranë Mehmet Ali Pashë Maxharrin. Ai kishte ardhë me rekomandimet e qeverisë osmane për të bindur krerët e Lidhjes në qytetin e Gjakovës për lëshime territoriale ndaj fqinjëve të vet, sipas vendimeve  të Kongresit te  Berlinit.

Në fillim ky muze ishte dedikuar si muze Luftës Nacional Clirimtare, ku edhe pjesa dërmuese e eksponateve janë të kësaj periudhe. Momentalisht ky muze nuk është duke funksionuar për arsye se është  në renovim e sipër. 

Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në përhapjen e arsimit dhe të kulturës, në studimin, prezentimin vizual dhe popullarizimin e historisë, në njohjën dhe specifikat e zhvillimit të një populli. 


Seksioni i Etnografisë 

Muzeu etnografik gjendet në “Shtëpinë Folkflorike”, një shtëpi me karakteristikat më interesane në qytet, përfaqësuese tipike e banimit urban. Kjo shtëpi është ndërtuar që më 1830 nga mjeshtërit dibran. 

Ndërtesa ka dy kate dhe dy çardak. Kati i parë shfrytëzohet për ekspozita tematike, ndërsa në këtë pjesë janë të ekspozuara edhe eksponate të zejeve të kultivuara në qytet e rrethinë. 

Seksioni i etnografisë pranë Muzeut studion  dhe përcjell lindjen, rritjen, përparimin dhe ndryshimet e popullit gjatë formacioneve të ndryshme ekonomiko-shoqërore e kulturore në të gjitha fazat e zhvillimit të tij.

Muzeu është i pasur me  koleksione të ndryshme, si atë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe referantin e disa zejeve që nuk janë zhdukur tërsisht. Po ashtu  në këtë muze është edhe koleksioni i veshjeve me motive nga treva të ndryshme të Gjakovës. 

Koleksioni i Etnografisë disponon me një fond prej 1730 objekteve të kulturës materialeve te gjetura në vendbanime qytetare dhe fshatrave të regjionit të Gjakovës, gjatë periudhave të ndryshme historike. 

Kjo ndërtesë u shëndërrua në muze në vitin 1981. 

Ndërtesa fillimisht i takonte familjes gjakovare Sina, ndërsa më vonë e kishte blerë familja Haxhismaili. Nga kjo familje në vitin 1981  e kishte marrë në pronësi Kuvendi Komunal për ta shndërruar në Muze Etnografik. 

Në muze ka kryesisht eksponate etnografike. 

Për momentin muzeu i shfrytëzon dy dhoma për eksponate së bashku me korridorin në katin e epërm dhe hollin poshtë, ku janë të vendosura disa eksponate dhe shfrytëzohet si hapësirë për ekspozita.

Duke u bazuar në këtë, stafi profesional ka bër përpjekje që në muze të sjellin shumë vegla pune të kultivuar në qytetin e Gjakovës në të kaluarën.

Në katin e epërm të muzeut në koridor janë të vendosura disa eksponate etnografike të veshjes së popullsisë ndër mote, si dallamen soleme qytetare e qendisur me fije ari, veshje kombëtare të konfesionit të krishterë të trevës së Hasit, tirqe për veshje kombëtare të fëmijve, pastaj shumë enë të bakrit, të amvisrisë, të cilat janë përdorur nga popullata në të kaluarën, kutia e nuseve në të cilën është vendosur paja me rastin e martesës. 

Në anën e majtë të këtij koridori bien në sy shumë eksponate të amviserisë të përdorura nga qytetarët në të kaluarën si sofra, tepihë etj.

Në ambientet e muzeut ruhet një eksponat i rrallë i rrobave karakteristike të punuara me dorë nga esnafet e terzive të Gjakovës për një familje beglere të derës së Kryezive, të cilat për shkak të vlerës së madhe ruhen në kasafortën e muzeut për shkaqe sigurie dhe te cilat herë pas here dalin në ekspozita që organizon muzeu. Në pjesën e poshtme të muzeut po ashtu ka eksponate të tjera të  vlefshme. Po ashtu është i ekspozuar edhe pitosi i kohës ilire,  si eksponat me vlera të veçanta.

Komuna e Gjakovës, pritet të hap edhe një muze të muzikës, i cili ka për qëllim  pasqyrimin e kulturës së pasur muzikore që ka pasur Gjakova ndër dekada.
Print
Categories: Kultura
Tags:

Theme picker