Gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe në pjesën jugore dhe është e ndërtuar mbi lumin Krena. Sipas mbishkrimit të gdhendur në mur ura daton nga viti 1816. Sipas burimeve të shkruara ura është ndërtuar në mëhallën e Tabakëve nga esnafi Tabak. Ura është ndërtuar nga guri i gdhendur, përbëhet nga qemeri i madh dhe dy qemerë më të vegjël në afërsi të brigjeve. Ndërmjet dy qemerëve është hapur një dritare ndihmëse. Kjo urë në origjinë paraqiste tipin e urës së gurit me kompozicion simetrik. Ura është në gjendje të mirë, sot shërben për kalimtarët këmbësorë. Gjatësia e urës është 26 metra, kurse gjerësia 4.05 metra.
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: 02-571/1-1962
Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=2858