X
GO

Mejtepi i Haxhi Ymerit

Mahalla e Haxhi Ymerit, Rr. Ferhat Binishi

Mejtepi i Haxhi Ymerit
Mejtepi i Haxhi Ymerit është objekt në kuadër të kompleksit të Xhamisë së Haxhi Ymerit dhe siç tregon emri gjendet në mëhallën e Haxhi Ymerit. Objekti është i vendosur përballë hyrjes së xhamisë.
Në funksionin primar të tij mejtepi shërbente për edukimin e nxënësve në mësimin fetar (mysliman), por më vonë ai u përdor për veprimtari të ndryshme si shtypshkronjë, ndërsa gjatë viteve ’90, aty është mbajtur mësimi nga nxënësit e shkollave të mesme.
Objekti i mejtepit zhvillohet në dy etazhe. Në përdhese në vite kemi pasur disa intervenime joprofesionale siç është zgjerimi i hapjeve me qëllim ndriçimi të hapësirës së përdheses.
Objekti është ndërtuar nga materiali gurë dhe qerpiçë.  
Në pjesën jugore, nga xhamia, kemi një dalje anëcaku prej 60 cm, i cili me kohë në mes ka pësuar një devijim të dukshëm, dhe mbi të një rend dritaresh, 7 hapje. Si në objektin e xhamisë ashtu edhe mejtepin e karakterizon streha e gjatë mbi 1.30 m, që është në dukjen origjinale të saj e pa mbuluar. Konstruksioni ndërkatësh është nga trarëzat e drurit, me dysheme nga dërrasat dhe tavan të dekoruar. Edhe streha në pjesën perëndimore, nga rrugica, ka pësuar një deformim.

Ndërrimi i destinimit ka bërë që në objekt të ketë intervenime joprofesionale që e dëmtuan objektin. Në vitin 2014 janë kryer punime konservuese – restauruese në objektin e mejtepit, si në enterier ashtu edhe në eksterier. Duke e ruajtur origjinalitetin e këtij objekti, me përjashtim të hapjeve në përdhese, që kanë ngelur të rikthehen në gjendjen origjinale në një fazë tjetër të intervenimit. 

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Nën mbrojtje të përkohshme, Data e mbrojtjes: Tetor - 2012

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker