Kulla gjendet në vendin e quajtur Mejtepi Ruzhdije në hyrjen e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Objekti është ndërtuar në fillim të shek. XVIII dhe ka rëndësi të madhe historike sepse aty u lind heroi ynë kombëtar Sylejman Vokshi, i cili ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Objekti ka vlera arkitektonike, është ndërtuar me tulla të pjekura, gurë natyralë, dru,llaç gëlqereje, kurse mbulesa është me qeramidhe tradicionale. Objekti është në dy etazhe, e drejtuar në perëndim-jug, me dritare katërkëndëshe. Bodrumi gjendet mbi tokë dhe ka shërbyer për ruajtjen e ushqimit. Objekti ka pësuar disa transformime të vogla, sidomos në enterierin e brendshëm dhe në dyer e dritare.
Periudha: Osmane
Shekulli: XVIII
Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: 29.04.1980-nr.02-222
Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=2714