X
GO

Xhamia e Gërqarëve

Mëhalla e Gërqarëve, Rr. Bajram Curri

Xhamia e Gërqarëve
Xhamia e Gërqarëve siç mund të konstatohet edhe nga vetë emri i takon “Mëhallës së Gërqarëve”, e cila është një lagje e pozicionuar rrëzë Çabratit. Sipas shënimeve që posedojmë, kjo xhami është ndërtuar në vitin 1907, nga mjeshtrit vendorë.
Planimetria e objektit është në forma të rregullta gjeometrike (dy katërkëndësha kënddrejtë, njëri më i madh, e tjetri më i vogël), dhe pozicionohet buzë rrugës kryesore.
Objekti është i ndërtuar nga materiali gurë dhe tulla të pjekura, me konstruksion kulmi nga druri kualitativ. Në enterier hasim të gjitha elementet karakteristike për këtë objekt si: samahanja, minberi, mihrabi, mahvili, qyrsa dhe hajati.
Dritaret në përdhese janë të dimensioneve më të mëdha se ato të katit, por që të dy tipet përfundojnë në formë harkore. Në harkun e gurit mbi portën kryesore gjenden disa mbishkrime në gjuhën osmanishte. Nga ana jugore e xhamisë gjendet një varr i vjetër, i rrethuar me gardh metali.

Të veçantë nga xhamitë e tjera e bën dukja e jashtme, e cila është e punuar me figura të rregullta gjeometrike edhe pse nuk ka shënime se kur saktësisht janë punuar. Minarja e xhamisë është nga guri edhe pse aktualisht është e mbuluar me shtresë llaçi. Mbi portën kryesore të xhamisë, kohët e fundit është ndërtuar një mbulesë nga konstruksioni i drurit. 

Periudha: Osmane

Shekulli: XX

Nën mbrojtje të përkohshme, Data e mbrojtjes: Tetor - 2012

Print
Categories: Trashëgimia
Tags:

Theme picker