Ndërtesa gjendet në hyrje të fshatit Rogovë, menjëherë pas urës ku kalon lumi Drin. Objekti supozohet të jetë ndërtuar në shek. XVI dhe nuk dallon shumë me teknikën e ndërtimit të Xhamisë së Hadumit në Gjakovë dhe të Sinan Pashës në Prizren. Objekti nga ana arkitektonike është karakteristike, sepse veçoria e konstruksionit është lidhur me ekzistimin e 8 pilastrave në brendësinë e mureve që bartin trompet dhe kupolën. Minarja është e mbuluar me plumb. Xhamia është djegur tërësisht në luftën e fundit, kurse në vitin 2008 është rindërtuar.
Periudha: Osmane
Shekulli: XVI
Nën mbrojtje të përhershme, Data e Mbrojtjes: 26.02.1970.-nr.02-107
Burimi: https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8251