X
GO

Ura



Ura e Tërzive e shek. XVIII

Ura me 11 harqe në formë gjysmësharku e ndërtuar me material guri, më 1730, nga Esnafi i Terzive të Gjakovës mbi lumin Erenik lidhte Gjakovën me Prizrenin. Është e gjatë 192,8 m dhe e gjërë 5,1 m. 

Në vendimin mbi mbrojtjen e saj thuhet se përmban vlerë historike, sociologjike, artistike, urbanistike dhe kulturore. Është nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1962.


Ura e Tabakëve e shek. XVIII

Ura e Tabakëve mbi lumin Erenik, e ndërtuar nga Esnafi i Tabakëve të Gjakovës, më 1790,  lidhte Gjakovën me Shkodrën.

Është e gjatë 127 m. dhe ka 14 qemere me dritare shkarkuese. Në te janë të gdhendura shumë reliefë. Në njerin nga qemerët e urës është e gdhendur një pëllëmbë dore me gishta, një rozetë e vogël me një sferë në mes dhe me rreze në mes të saj, me një figure në trjatë gërshere, vegël pune e esnafit që e ndërtoi urën. 

Në vendimin mbi mbrojtjen e saj thuhet se ka vlera historike, sociologjike, artistike, urbanistike dhe kulturore.
Është nën mbrojtën e ligjit që nga viti 1962.


Ura e Taliqit e shek. XVIII

Është e ndërtuar mbi lumin Krena dhe lidhë pjesën më të vjetër të qytetit të Gjakovës që shtrihej në anën e djathtë të tij me pjesën më të re në anën e majtë të Krenës. Është e gjatë 21,50 m., e gjërë 4.05 m. dhe e lartë 5 m. I ka dy harqe të mëdha dhe dy shtylla. Në gjatësi prej 7 m. kishte konstruksion prej druri. 

Në vendimin mbi mbrojtjen e saj thuhet se ka vlera historike, sociologjike, artistike, urbanistike dhe kulturore.
Është nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1962.


Ura e Fshejtë e shek. XVIII

Urë guri me një hark gjysmërrethor mbi lumin e Drinit të Bardhë në rrugën Gjakovë-Prizren. U shkatërrua tërësisht gjatë Luftës së Parë Botërore. Më 1942 u rindërtua nga SIMONSENI i Italisë. Është e gjatë 37 m., e gjërë 7 m. dhe e lartë 18,50 m. Dëmët që pësoi gjatë luftës së vitit 1999 i evitoi KFOR-i italian. Në veri të saj shtrihët një kanion i bukur. 

Aty zhvillohen garat vjetore kërcim së larti nga ura.
Ura së bashku me kanionin e Drinit të Bardhë është nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1986.

Print
Categories: Kultura
Tags:

Theme picker