Sot është shënuar 30 Dhjetori, Dita e Veteranëve.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek Lapidari ‘Shokët e Lirisë”.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, Kryetari Gjini ka uruar të gjithë veteranët, duke e theksuar faktin se kontributi i tyre si në luftën për çlirim, si në ndërtimin e paqes dhe të ardhmes, është kontribut i çmuar dhe si i tillë do të respektohet e do të nderohet për breza të tërë.
Në kuadër të kësaj dite, Kryetari Gjini dhe përfaqësues të veteranëve, kanë vizituar edhe disa nga familjet e veteranëve tashmë të ndjerë, për ta kujtuar dhe nderuar kontributin e tyre para dhe pas luftës.