X
GO
News and Events
Punimet për zgjerimin e rrugës “Bardhyl Çaushi” drejt përfundimit 28.07.20200

Punimet për zgjerimin e rrugës “Bardhyl Çaushi” drejt përfundimit

Punimet për zgjerimin e rrugës 'Bardhyl Çaushi' drejt përfundimit.

Brenda një kohe të shkurtër, do ta kemi në shfrytëzim një rrugë moderne me të gjitha elementet që i takojnë.

Zonë e rëndësishme e qytetit tonë, prandaj falë këtij projekti edhe qarkullimi për të gjithë ata që e frekuentojnë do të jetë më i lehtë.

Puna vazhdon!

Është mbajtur sot mbledhja e rradhës e Komitetit komunal për Komunitete 27.07.20200

Është mbajtur sot mbledhja e rradhës e Komitetit komunal për Komunitete

Është mbajtur sot mbledhja e rradhës e Komitetit komunal për Komunitete, në të cilën janëdiskutuar disa pika të rendit të ditës.
Fillimisht nga ana e përfaqësuesit e Zyrës Komunale për Komunitete është dhënë raporti i punës mujore i kësaj zyre, me ç'rast janë përmendur të gjitha projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe.
Në këtë takim është diskutuar edhe për përfundimin e procesit mësimor gjatë periudhës së pandemisë, e poashtu edhe për pjesmarrjen e komuniteteve jo shumicë në aktivitetet e organizuara nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.b

Punimet për pastrimin e Qendrës Transfer në lagjen 'Ali Ibra' po vazhdojnë! 27.07.20200

Punimet për pastrimin e Qendrës Transfer në lagjen 'Ali Ibra' po vazhdojnë!

Punimet për pastrimin e Qendrës Transfer në lagjen "Ali Ibra" po vazhdojnë!

Operatori po punon pandërprerë që ky problem të mënjanohet në tërësi.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj sepse gjatë rrëmihjes së mbeturinave po krijohet tym, por lajmi i mirë është që ky problem do të marrë fund një herë e përgjithmonë dhe atë shumë shpejtë.

RSS
First5678910111214

Theme picker