X
GO
News and Events
Së shpejti Gjakova do të bëhet me Galeri të Arteve 09.10.20200

Së shpejti Gjakova do të bëhet me Galeri të Arteve

Komuna e Gjakovës ka filluar investimet në rehabilitimin dhe rifunksionalizimin e një pjesë të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, duke ofruar kështu ambiente më të përshtatshme për qytetarët dhe adhuruesit e arteve të ndryshme.

Me një shumë prej rreth 20 mijë eurosh, në këtë objekt pritet të vihet në funksion galeria e arteve si dhe të sigurohet teknika e zërimit për sallën universale.

Gjatë ditës, këto ambiente i ka vizituar edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se shumë shpejtë Gjakova do ta ketë njërën ndër galeritë më moderne në Kosovë, ndërsa salla universale e pallatit do të ketë një sistem modern të zërimit, i cili do të jenë në dispozicion të të gjitha llojeve të aktiviteteve që do të organizohen në këtë sallë.

Nisin punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në shkollën Kadri Kusari 09.10.20200

Nisin punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në shkollën Kadri Kusari

Nxënësit e Shkollës “Kadri Kusari”, prej vitit tjetër do t’i gëzohen sallës së re të edukatës fizike. Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur sot, ndërsa në ceremoninë e fillimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Ky objekt që do të kushtojë rreth 200 mijë euro, do të ketë një hapësirë totale prej 750 metrash katror dhe pritet të jetë ndër sallat më moderne të Edukatës Fizike.

Gjatë fillimit të punimeve, kryetari Gjini ka thënë se ndihet i kënaqur që me këtë investim do të krijohen kushte më të mira për nxënësit e kësaj shkolle.

Tri objekte të reja të institucioneve parashkollore po i shtohen Gjakovës 09.10.20200

Tri objekte të reja të institucioneve parashkollore po i shtohen Gjakovës

Tri objekte të reja të institucioneve parashkollore, shumë shpejtë do të jenë në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Kryetari i komunës Ardian Gjini sot ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për këto objekte, me ç ‘rast ka bërë të ditur se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për prindërit ndërsa ka shtuar se investime të këtij lloji do të ketë edhe gjatë vitit tjetër.

Sipas planifikimit, gjatë këtij viti e deri në fund të verës së vitit 2021 do të punohet në ndërtimin e objektit të ri të institucionit parashkollor “Ganimete Terbeshi” në Bllokun e Ri, pastaj renovimi dhe adaptimi i një objekti në lagjen e Çabratit dhe një tjetrin në fshatin Novosellë. Të tri këto objekte pritet të jenë të gatshëm në mes të vitit 2021, kohë kur do të vazhdojnë së ndërtuari edhe disa objekte tjera.

Për ndërtimin dhe funksionalizimin e këtyre tri objekteve, komuna do të shpenzojë rreth 150 mijë euro, mjete këto nga buxheti komunal

Investimi i radhës në zgjerimin e rrjetit të ndriçimit 20.08.20200

Investimi i radhës në zgjerimin e rrjetit të ndriçimit

Investimi i radhës në zgjerimin e rrjetit të ndriçimit!

Shtyllat elektrike në rrugët "Elton Zherka", "Marin Barleti" dhe atyre në fshatin Hereq tashmë janë me llampa LED, projekt ky i cili ju ofron siguri banorëve dhe të gjithë atyre që i frekuentojnë këto zona në orët e mbrëmjes, si dhe mundëson kursim të lartë të energjisë elektrike.

Plani jonë si qeverisje komunale është që vitin e ardhshëm të finalizojmë gjithë infrastrukturën e ndriçimit në fshatra dhe qytet.

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 është shqetësuese, është detyrë e secilit prej nesh që të vazhdojmë me kujdes të shtuar 28.07.20200

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 është shqetësuese, është detyrë e secilit prej nesh që të vazhdojmë me kujdes të shtuar

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 është shqetësuese, prandaj është detyrë e secilit prej nesh që të vazhdojmë me kujdes të shtuar!

Gjatë takimit me Shtabin Emergjent për menaxhimin e pandemisë, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, apeloi tek të gjithë banorët e komunës së Gjakovës që te mbajnë distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.

Edhe një herë, ai u shpreh mirënjohës ndaj punëtorëve shëndetësorë, Policisë së Kosovës, Inspektorëve Komunalë dhe të gjithëve atyre që janë drejtëpërdrejtë në front me virusin e rrezikshëm.

Ndërkaq, Kryetari Gjini bashkë me anëtarët e shtabit kanë theksuar se kjo betejë do të fitohet nëse tregojmë kujdes duke respektuar të gjitha rekomandimet.

Përmes këtij takimi, ata kanë njoftuar që me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, klinikat private obligohen që të gjitha rastet e pacientëve, të cilët dyshohet se janë të infektuar me COVID-19, t’i paraqesin në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike Dega në Gjakovë. Në të kundërtën do të ketë sanksione sipas ligjeve në fuqi.

Punimet për fazën e dytë të projektit në Çarshinë e Vjetër po zhvillohen në mënyrë intensive! 28.07.20200

Punimet për fazën e dytë të projektit në Çarshinë e Vjetër po zhvillohen në mënyrë intensive!

Punimet për fazën e dytë të projektit për sanimin e rrugëve me kubëza në Çarshinë e Vjetër po zhvillohen në mënyrë intensive!

Përveq sanimit të rrugëve, ky projekt përfshin edhe instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe zhvendosjen e kabllove elektrike në rrjetin nëntokësor.

Ecuria e këtyre punimeve dhe e shumë të tjerave në zhvillim e sipër, inspektohet çdo ditë nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

RSS
First56789101113

Theme picker