X
GO
News and Events
Shënohet 30 Dhjetori, Dita e Veteranëve 30.12.20210

Shënohet 30 Dhjetori, Dita e Veteranëve

Sot është shënuar 30 Dhjetori, Dita e Veteranëve.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek Lapidari ‘Shokët e Lirisë”.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Kryetari Gjini ka uruar të gjithë veteranët, duke e theksuar faktin se kontributi i tyre si në luftën për çlirim, si në ndërtimin e paqes dhe të ardhmes, është kontribut i çmuar dhe si i tillë do të respektohet e do të nderohet për breza të tërë.

Në kuadër të kësaj dite, Kryetari Gjini dhe përfaqësues të veteranëve, kanë vizituar edhe disa nga familjet e veteranëve tashmë të ndjerë, për ta kujtuar dhe nderuar kontributin e tyre para dhe pas luftës.

SHE-ERA dhe UN WOMEN dhurojnë pajisje për 25 gra afariste të Gjakovës 29.12.20210

SHE-ERA dhe UN WOMEN dhurojnë pajisje për 25 gra afariste të Gjakovës

Organizata She-Era bashkë me UN Woman dhuruan sot 25 pajisje pune për gratë afariste të komunës së Gjakovës.

Drejtoresha e Organizatës She-Era Mirlinda Kusari Purrini, tha se përmes projektit “Fuqizimi Ekonomik i Gruas” janë munduar që të lehtësojnë punën e grave që merren me biznes.

I ftuar në ceremoninë e ndarjes së pajisjeve ishte edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i cili u shpreh falënderues për këtë angazhim të dy organizatave, ndërkaq ju bëri thirrje grave afariste që t’i shfrytëzojnë këto mjete dhe t’ua dëshmojnë të gjithëve se ky investim ja ka vlejtur.

Në emër të grave që merren me biznes fjalën e mori Surrie Tafarshiku e cila tha se do të u qëndrojnë besnike donatorëve dhe do të punojnë edhe më shumë në rritjen e prodhimit.

Kryetari Gjini, ka emëruar Drejtorët e Drejtorive Komunale 23.12.20210

Kryetari Gjini, ka emëruar Drejtorët e Drejtorive Komunale

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka emëruar Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe Shefen e Kabinetit!

Ndërkaq, ditë më parë, është emëruar edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj.

Kryetari Gjini pret në takim Kolonelin e KFOR-it Italian 17.08.20210

Kryetari Gjini pret në takim Kolonelin e KFOR-it Italian

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Kolonelin Andrea Bertazzo, Komandant i Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it me të cilin ka biseduar për sigurinë e përgjithshme në komunën tonë dhe menaxhimin e zjarreve në ditët që lamë pas. “Fryma e mirë e bashkëpunimit me KFOR-in Italian do të vazhdojë edhe më tutje dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe mirënjohës” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

 

 

Gjakovës i shtohet edhe një E-Kioskë 16.08.20210

Gjakovës i shtohet edhe një E-Kioskë

Gjakovës i shtohet edhe një E-Kioskë e cila tashmë është në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës! Kjo E-Kioskë ndodhet në lagjen e Bllokut të Ri (Orize), pranë Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi”. Një projekt si ky lehtëson më tutje qasjen e qytetarëve në Shërbimet e Gjendjes Civile, duke i’u mundësuar pajisjen me certifikata të lindjes, ekstrakte të lindjes, certifikata të vdekjes, shtetësisë, vendbanimit, vërtetime mbi gjendjen e tatimit në pronë e të tjera.

 

 
Kryetari Gjini nënshkruan marrëveshje me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës 07.07.20210

Kryetari Gjini nënshkruan marrëveshje me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Hoteleria dhe gastronomia janë shumë të rëndësishme për punësimin e qytetarëve! Sot, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim përfaqësues të Odës së Hotelerisë së Kosovës me të cilët edhe ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e hotelierisë dhe turizmit, e në theks të veçantë bashkëpunimit për realizimin e projekteve që synojnë promovimin e pasurive natyrore dhe mundësive turistike që ka Gjakova. “Hoteleria dhe gastronomia kanë pasur një periudhë të vështirë gjatë pandemisë dhe unë jam zotuar që do të qëndrojmë afër kësaj kategorie me të gjitha kapacitetet që posedojmë si institucion” deklaroi ndër të tjera Kryetari Gjini.

Nënshkruhet marrëveshja me Klubin Rotary Keystone dhe Soroptimist International Club Gjakova 07.07.20210

Nënshkruhet marrëveshja me Klubin Rotary Keystone dhe Soroptimist International Club Gjakova

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Klubin Rotary Keystone dhe Soroptimist International Club Gjakova, përmes së cilit mosha e tretë, prindërit tanë do të kenë kujdesin që meritojnë. “Tashmë, Komuna e Gjakovës e ka të paraparë projektin e Qendrës Ditore për të Moshuarit. Ndërkohë, një marrëveshje si kjo e sotmja do të plotësojë edhe më shumë këtë investim, sepse ky memorandum parasheh aktivitete rekreative për të moshuarit, rrjedhimisht rritjen e cilësisë së jetës së tyre. Faleminderit Klubi Rotary Keystone dhe Soroptimist International Club Gjakova. Me lindjen e këtij bashkëpunimi, përfitues jemi të gjithë ne” u shpreh Kryetari Gjini.

Kryetari Gjini nderon me mirënjohje boksierin 12 vjeçar, Flori Tarani 05.07.20210

Kryetari Gjini nderon me mirënjohje boksierin 12 vjeçar, Flori Tarani

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim shpresën e boksit kosovar, 12 vjeçarin Flori Tarani. “E falenderova për krenarinë që i dhuron Gjakovës çdo vit, me suksese dhe medalje të shumta. Nuk kam asnjë dyshim që talenti dhe përkushtimi i Florit në këtë sport, do të shpërblehet me fitore të reja” u shpreh Kryetari Gjini.

Ambasada Hungareze dhuron libra për Bibliotekën e Qytetit 30.06.20210

Ambasada Hungareze dhuron libra për Bibliotekën e Qytetit

Biblioteka “Ibrahim Rugova” pasurohet me koleksionin e veprave të autorëve hungarezë, dhuratë kjo nga Ambasada Hungareze në Kosovë! “Ndihem i nderuar që këtë donacion të vlefshëm, bashkë me Drejtorin e Bibliotekës, Engjëll Berisha, e pranuam pikërisht nga Ambasadori Hungarez në Kosovë, Jozsef Bencze. Bashkëpunimi jonë i sinqertë me shtetin hungarez dhe ambasadën e saj në Kosovë do të vazhdojë edhe më tutje. Mirënjohës ndaj Ambasadorit Bencze për kujdesin dhe dashurinë për qytetin tonë, Gjakovën” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

RSS
First2345791011Last

Theme picker