X
GO
City

ZONA E LIRË EKONOMIKE NË KOMUNË TË GJAKOVËS

Funkcionalizimi i Zonës së Lirë Ekonomike

Qeveria e Kosovës në pajtim me Ligjin Nr.04/L-159, shpalli hapsirën administrative të Gjakovës, zonë të lirë ekonomike. Kjo është në kuadër të zhvillimit dhe reformave ekonomike pasi që shpallja e kësaj zone ekonomike është në përkrahje të prodhuesve vendorë, mbështetjes së eksportit dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Zona e lirë ekonomike do të ndikojë në përmirësimin e ambientit dhe të bërit biznes si dhe do të ndikojë në ngritjen e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.

Sipas Udhëzimit Aministrativ (MTI) Nr. 02/2014 për përmbajtejn e Studimit të Fizibilitetit Komuna e Gjakovës ka planifikuar që fillimisht Zona të jetë e lokuar në ish Zonat Industriale të Komunës “ Metaliku”; “Virxhinia” dhe “Jatex” . Në këtë vazhdë edhe është bërë studimi I fizibilitetit në bazë të përmbajetjes së caktuar në këtë udhëzim Nr.02/2014, për këto tri zona industrial.

Ky studim është kryer në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës në kuadër të angazhimit të Diasporës në projektin e Zhvillimit Ekonomik, dhe nën mbikëqyrjen e IOM ( International Organization for Migration) me mision në Kosovë.

Sipas Udhëzimit Admnistrativ të ( MTI) Nr.03/2014 janë përcaktuar edhe kushtet dhe kriteret dhe lehtësiarat  për vendosjen e subjekteve afarsite Brenda hapsiarave të Zonës Ekonomike.

Në këtë kontekst, Komuna e Gjakovës  për bizneset e vendosura në kuadër të Zonave Ekonomike duhet të ofrojë kushte bizneseve të vendosen në kuadër të zonave ekonomike, veçanërisht Infrastrukturën fizike, se paku deri në afërsi të bizneseve, dhe ato si vijojnë:

1. Kanalizim;
2. Rrjet të ujësjellësit;
3. Rrjet të energjisë elektrike;
4. Rrjet gasi;
5. Qasje në rrugë;
6. Trajtim të ujërave të zeza;
7. Mirëmbajtja e hapësirave publike - menaxhim i mbeturinave.

Bizneset që vendosen në kuadër të zonës  ekonomike do të jenë përfituese edhe të lehtësirave  procedural me qëllim të përballimit të investimeve të tyre.  Lehtësirat zbatohen me qellim të tërheqjes së investimeve të reja në kuadër të zonave ekonomike.

Këto  lehtësira do të përfshijnë:

- Bizneset të cilat vendosen në zonat ekonomike, do të mbështetën me shërbime këshilluese pa një kompensim për vitin e parë të operimit.
- Krijimi i një one-stop-shopi për secilën zone ekonomike e cila faciliton proceset e mëposhtme:
- Marrjen e lejeve të punës për punëtorët e kompanive që do të veprojnë në atë zonë të lirë ekonomike (procedurë e përshpejtuar);
- Regjistrimin e biznesit për të gjitha aktivitetet;
- Paisjen me certifikatë të TVSH-së, numër fiskal dhe certifikatë doganore;
- Pajisjen e shtetasve te huaj me lejet e punës/qëndrimit;
- Thjeshtëzimit të procedurave te pajisjes me leje të ndërtimit dhe matjeve gjeodezike-kadastrale;
- Konsultimeve për importimin linjave të prodhimit/makinerive, dhe lëndës se parë;
- Mbejtetje në Procedurat doganore për eksport dhe import të makinerive dhe lëndëve të para;
- Lehtësirat fiskale për bizneset e vendosura në kuadër të Zonave të lira Ekonomike:
Lehtësirat fiskale për bizneset e vendosura në kuadër të Zonave të lira Ekonomike do të bëhen në përputhje me ligjet përkatëse për tatimin në të ardhura të korporatave, tatimit në të ardhura personale edhe tatimet në vlerën e shtuar.

Lehtësirat Doganore

Bizneset përfituese në rastet kur e tërë komuna shpallet zonë e lirë ekonomike – Rasti i Zonës së Lirë të Komunës së Gjakovës

Në rastin e Komunës së Gjakovës ku e tërë  komuna është shpallë zonë e lirë ekonomike, bizneset përfitojnë në përputhje me Udhëzimin Administrativ (MTI) nr. 03/2014 për procedurën, formën dhe përmbajtjen e kokursit, kushtet dhe kriteret për vendosjen e subjekteve afariste brenda hapësirave të zonave ekonomike

Administrata Komunale e Komunës së Gjakovës repsektivisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, ka ndarë në buxhetin e viti 2015, shumën e caktuar enkas për përmirësimin e infrastrukturës së Zonës së Lirë Ekonomike, dhe në programin e saj planifikon qe në mbështetje te MTI dhe Investitorëve të filloj me funkcionalizimin e këtyre hapsirave për Zonë Ekonomike në vitin 2016.

Print
Categories: Qyteti
Tags:

Theme picker