X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Shtabi për Menaxhimin e COVID-19 mban mbledhjen e radhës

  • 03.11.2020
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 2509
  • 0 Comments
Shtabi për Menaxhimin e COVID-19 mban mbledhjen e radhës

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka mbajtur takimin e radhës me Shtabin për Menaxhimin e COVID-19!

Edhe një herë, ai, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të institucionit komunal për të kryer të gjitha detyrat që i takojnë rreth parandalimit të përhapjes së virusit të rrezikshëm.

“Çdo person që i nënshtrohet testimit për COVID-19, gjatë periudhës së pritjes së rezultatit, duhet të qëndrojë në vetëizolim. Poashtu, është e obligueshme që ata të cilët rezultojnë pozitivë, të qëndrojnë poashtu në vetëizolim. Ata të cilët nuk e respektojnë një gjë të tillë do të marrin dënimin e merituar konform ligjit për COVID-19. Ne si shtab dhe të gjitha institucionet relevante do të vëzhgojmë gjatë tërë kohës të gjithë personat pozitivë me virus dhe ata që janë në proces të testimit” ka theksuar ndër të tjera Kryetari Gjini.

Poashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, u tha se Policia e Kosovës bashkë me Inspektorët Komunal do të vazhdojnë mbikëqyrjet strikte rreth respektimit të masave nga ana e bizneseve. Është e obligueshme që ato t’i respektojnë rekomandimet sepse në të kundërtën do të pasojnë sanksionet nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Në bazë të informacioneve nga Drejtori i Spitalit, Hilmi Shala, numri i pacientëve që po trajtohen në këtë institucion shëndetësor është i lartë. Prandaj, në mënyrë që të mos kemi përkeqësim të mëtejshëm të situatës, është e obligueshme që secili qytetar t’i përmbahet rekomandimeve të propfesionistëve shëndetësorë.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe Afërdita Shllaku Spahiu, Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Koshi, UD. i drejtorit të QKMF-së, Ramë Beka UD. i Komandantit të Stacionit Policor në Gjakovë, Luan Nagavci, Drejtori Institutit të Mjekësisë së Punës dhe Shkëlzen Kurtaj, Drejtor IKSHP-së në Gjakovë.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker