X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Shënohet 21 vjetori i Epopesë së Rogovës së Hasit

  • 29.01.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 3636
  • 0 Comments
Shënohet 21 vjetori i Epopesë së Rogovës së Hasit

Janë përkujtuar sot 30 dëshmorët e rënë me 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit. Ceremonia përkujtimore ka nisur me homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Rogovë të Hasit, ndërsa është mbajtur edhe një akademi solemne në Sallën Universale të Pallatit të Kulturës “Arsim Vokshi” në Gjakovë.

Në emër të komunës së Gjakovës në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili mes tjerash ka thënë se heronjtë e dëshmorët e kësaj epopeje kanë qenë djemtë me të dalluar dhe kontribut dhënësit më të mëdhenjtë të luftës, prandaj të gjithë ne duhet të marrim obligime shtesë që ëndrrën e tyre për një Kosovë të zhvilluar ta bëjmë realitet.

Në nderim të dëshmorëve, fjalë rasti kanë mbajtur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali Daut Haradinaj si dhe përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta dhe familjarë të dëshmorëve.

Ndryshe, rënia e këtyre dëshmorëve, ishte humbja më madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi në këtë grup, ishin disa nga udhëheqësit më të mirë të luftës, në mesin e tyre edhe komandantët e shquar në rrafshin e Dukagjinit Agron Rama e Agim Zeneli.

Dëshmorët e përkujtuar sot janë: Agron Rama, Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetta, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Lipjani, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sejdi Ramaj, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Gaspër Karaqi, Zyber Shala, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Rifat Shala, Rrustem Morina, Selmon Morina, Nesret Morina,Muhamet Morina dhe Adem Shala.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker