X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Përfundon faza e parë e investimeve dhe lirohen për qarkullim rrugët në qytetin e vjetër

  • 18.05.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 3339
  • 0 Comments
Përfundon faza e parë e investimeve dhe lirohen për qarkullim rrugët në qytetin e vjetër

Faza e parë e punimeve për sanimin e rrugëve me kubëza në tërë pjesën e vjetër të qytetit ka përfunduar dhe nga dita e sotme kjo zonë e qytetit është e lirë për qarkullim të automjeteve.
Bazuar në ecurinë e punëve të kryera, ky projekt do të finalizohet tërësisht edhe më shpejtë se sa që është planifikuar.
Kubëzat e Çarshisë së Vjetër janë pjesë përbërëse e trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Prandaj, si qeverisje komunale i kemi kushtuar rëndësi të veçantë përpilimit dhe implementimit të këtij projekti, në mënyrë që të mos ketë më nevojë të intervenohet sërish.
Faza e dytë e sanimit të kubëzave në këtë pjesë të qytetit do të nisë së shpejti pas përfundimit të procedurave të prokurimit.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker