Sot, në ditën ndërkombëtare kundër diskriminimit, Kryetari Gjini ishte pjesë e tryezës “Fenomeni i diskriminimit në përgjithësi, me theks të veçantë tek komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian” të organizuar nga Roma in Action.
“Askush nuk mund të mohojë faktin që vendi jonë ka shënuar progres në luftën kundër diskriminimit. Megjithatë, së bashku me akterët relevantë, duhet të vazhdojmë të angazhohemi që të gjithë qytetarët të ndihen dhe të jetojnë të barabartë” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.