Është mbajtur mbledhja e katërt për këtë vit e Komitetit për Komunitete e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht, u shqyrtua procesverbali nga mbledhja e kaluar.
Më pas, nga Udhëheqësi i Sektorit të Arsimit, Zymber Berisha, është raportuar rreth vijueshmërisë në shkollat e komunës nga komunitetet jo-shumicë, me theks për përpjekjet e DKA-së për rritjen e nivelit të kësaj vijueshmërie dhe rikthimin e nxënësve të komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptas në shkolla.
Nga zyrtarja e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Pranvera Kërshi, u dha raporti mujor i këtij sektori. Ajo, i informoi anëtarët e Komitetit për projektet që po realizojnë në vazhdimësi me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së komuniteteve jo-
shumicë dhe për cmimin që së fundmi Kryetari Gjini ka marrë në Bruksel si Kryetari më mik i komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.
Ndërkohë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, drejtuan pyetjet dhe sygjerimet e tyre për zyrtarët të cilët raportuan gjatë kësaj mbledhjeje.