X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka marrë pjesë në aksionin për eleminimin e deponisës ilegale të mbeturinave në lagjen Brekoc

  • 23.12.2017
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 5344
  • 0 Comments
Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka marrë pjesë në aksionin për eleminimin e deponisës ilegale të mbeturinave në lagjen Brekoc.
Ky aksion u zhvillua në kuadër të projektit "Let's Do It Legal" projekt i cili po financohet nga zyra e BE-së në Kosovë ndërsa po impelemtohet nga Organizata "Let's Do It Kosova" dhe partneri lokal IFK.
Me këtë rast, kryetari Gjini ka thënë se komuna është tejet e interesuar që t' eleminojë të gjitha deponitë ilegale si dhe ta përmirësojë gjendjen e ambientit në tërësi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kësaj problematike.
Përveç kryetarit Gjini, në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë dhe punëtorë të kompanisë "Çabrati", përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale si dhe vullnetarë të shumtë.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker