Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
“Qytetet e bukura, Prizreni dhe Gjakova, njihen për potencialin e pasur kulturor dhe historik të trashëguara nga periudha të ndryshme kohore. Bashkëpunimin për të cilin u dakorduam sot, do ta përkthejmë në projekte dhe aktivitete konkrete në të mirë të qytetarëve të komunave tona” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.