Kryetari Gjini ishte pjesë e panelit në konferencën “Java e Gruas 2022” të organizuar nga NDI me mbështetje nga USAID, Zyra e Presidentes, Ambasada e Kanadasë në Kroaci dhe UN WOMEN.
Këtë vit, tema e përgjithshme e kësaj konference, është “Në mbrojtje të demokracisë. Gjithpërfshirja ka rëndësi”. Kryetari Gjini me panelistët e tjerë, në fokus të diskutimit kishin temën “Demokracisë i nevojitet siguria. Hapësirë digjitale pa dhunë ndaj grave në politikë”.
Para pjesëmarrësve, ai ka theksuar faktin që Kosova ka shënuar progres në aspektin e përfshirjes së grave në politikë, për të cilën arritje merita më e madhe i’u takon këtyre të fundit. Megjithatë, Kryetari Gjini është shprehur se duhet ende punë në këtë drejtim.