X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Kryetari Gjini mban takim informues rreth hartimit të Planit Zhvillimor komunal

  • 12.03.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 2546
  • 0 Comments
Kryetari Gjini mban takim informues rreth hartimit të Planit Zhvillimor komunal

Nga ligji për planifikim hapësinor, komunat obligohen që të hartojnë planin zhvillimor komunal dhe hartën zonale të komunës, dokumente këto bazike të planifikimit hapësinor.

Hartimi i këtyre dokumenteve nënkupton pjesëmarrjen e të gjithë akterëve siç janë: komuna me organet e veta, kompanitë publike që operojnë në territorin e komunës dhe komuniteti.

Në kuadër të kësaj, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, mbajti një takim informues me përfaqësuesit e kompanive publike, me ç'rast i informoi që komuna ka filluar me procesin e hartimit të planit zhvillimor komunal dhe hartës zonale. Ata u dakorduan për angazhim dhe bashkëpunim maksimal në këtë proces, si pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë në këtë planifikim.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker