X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Inspektorati Policor i Kosovës mban takim me qytetarët e Gjakovës

Inspektorati Policor i Kosovës mban takim me qytetarët e Gjakovës
Përfaqësues nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë mbajtur sot një takim me qytetarët e komunës së Gjakovës me të cilët kanë bashkëbiseduar për aktivitetin e këtij agjencioni dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi i qytetarëve me këtë agjencion.
Duke folur para qytetarëve, përfaqësuesit e IPK-së kanë thënë se aktiviteti kryesor i tyre është mbikqyrja e Policisë së Kosovës me të vetmin qëllim qe policia të jetë nje institucion sa më korrekt dhe i përkushtuar karshi qytetarëve. Sipas tyre, një Polici e shëndoshë dhe korrekte mund të jetë vetëm me qytetari aktive, me qytetarë që nuk hezitojnë të lajmërojnë në IPK keqperdorimet eventuale të pjestarëve të Policisë së Kosovës.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili e ka vlerësuar lartë angazhimin e Policisë së Kosovës, por edhe të IPK-së në mbikqyrjen e Policisë.
Edhe kryetari Gjini ka ftuar qytetarët që të jenë bashkëpunues me IPK-në pasi vetëm kështu mund të ndikojnë drejtë për drejtë në bërjen e një Policie më të mirë dhe në shërbim të qytetarëve.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker