Kryetari i Komunës Ardian Gjini, bashkë me Drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adea Roka, vizituan dy terenet e reja sportive, njëra pranë shkollës “Emin Duraku”, e tjetra në lagjen “Dardania”.
Ky projekt tashmë i finalizuar dhe i gatshëm që fëmijët t’a shfrytëzojnë për rekreacion, ka përfshirë renovimin e fushës së basketbollit pranë shkollës “Emin Duraku”, si dhe ndërtimin e fushës së basketbollit bashkë me këndin e lojërave në lagjen “Dardania”.
Projekti i ndërtimit të tereneve sportive do të vazhdojë me ritëm akoma më të shtuar, edhe në të ardhmen!