Kanë filluar investimet në terrenet sportive të komunës sonë, të parapara për këtë vit.
Pjesë e këtyre projekteve është edhe renovimi i fushës sintetike të futbollit, pranë sallës së sporteve “Shani Nushi”.
Nisjen e punimeve për këtë investim po e mbikëqyr nga afër Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka me bashkëpunëtorë.