Platoja e Shëtitores së lumit Krena pret dy ekspozita të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës “Vullkani i Republikës” dhe “70 Vjet Arkiv”! “Arkivat janë një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e ndërtimit të një vendi dhe e historisë së një kombi. I uroj Arkivës së Kosovës 70 vjetorin e themelimit të saj. Sot, në Gjakovë e kemi një ekspozitë tejet interesante dhe me vlerë. I ftoj që të vizitojnë këto ekspozita të cilat përmes fotografive dhe raporteve mediatike pasqyrojnë demonstratat historike të studentëve në vitin 1981 si dhe ato që tregojnë për shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës. Falenderoj Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës që e kanë vendosur këtë aktivitet edhe në Gjakovë” u shpreh Kryetari i Komunës, Ardian Gjini në fjalën e tij në këtë aktivitet.