X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Reagim nga Komuna e Gjakovës

  • 11.01.2018
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 6423
  • 0 Comments
Reagim nga Komuna e Gjakovës

Komuna e Gjakovës reagon ndaj deklaratave të lëshuara sot në konferencë për media nga Partia Alternativa duke informuar qytetarët e komunës detajisht për çështjet e ngritura. Sa i përket kontratave për të punësuarit në qendër informative, ju njoftojmë që kjo kontratë ka përfunduar me 31 dhjetor 2017 ku shpenzimet për atë zyrë janë mbuluar nga UNDP dhe këta të fundit nuk e kanë pasur të paraparë vazhdimin e projektit (e bashkëngjitur kontrata). Ndërsa, komuna e Gjakovës nuk ka asnjë kod buxhetorë për punësimin e të kontraktuarve që kanë qenë aty. 

2. Në zyrën e kryetarit nuk shërbehet alkool në asnjë rrethanë dhe as që pihet duhan përpos në një kthinë të dezignuar dhe të mbyllur. 

3. Prej datës 18 dhjetor 2017 kur kryetari Gjini e ka pranuar detyrën, nuk janë dhënë leje dhe as që ka nisur ndonjë ndërtim pa leje. Aq më tepër leja për ndërtim "prapa hotelit" është dhënë në shtator të vitit 2017. Edhe tejkalimet e ndërtimeve, pa asnjë përjashtim, kanë ndodhur para dhjetorit 2017 (të bashkëngjitura dokumentet). Të gjitha këto objekte do t'i nënshtrohen rigorozisht ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Komuna e Gjakovës do t'i publikoj edhe dokumentet përcjellëse për datat e lëshimit të lejeve. 

4. Kryetari i komunës së Gjakovës nuk ka marrur asnjë vendim të asnjë lloji për anulimin e cilido rast të banimit social. Procesi i alokimit të banesave në pronësi të komunës për raste sociale, ka nisur në fillim të vitit të kaluar dhe nuk ka përfunduar. Komuna e Gjakovës do të jetë tepër e kujdesshme dhe maksimalisht e drejtë në alokimin e këtyre banesave. 

5. Asnjë këshilltar nuk është emëruar në zyrat e drejtorëve, funksion i tillë në komunë nuk ekziston. 

6. Çështja e stadiumit të qytetit është shpjeguar dhe interpretuar disa herë. Komuna e Gjakovës, deri më tani, nuk ka kurrfarë projekti për stadiumin e qytetit. Ai nuk është projektuar asnjëherë. Administrata aktuale është zotuar se në afatin sa më të shpejtë të mundshëm do ta hartoj projektin dhe të njëjtin do t'ia paraqes Qeverisë së Kosovës për financim. Buxheti i Kosovës për vitin 2018 e edhe ai i komunës së Gjakovës janë hartuar para se kryetari i komunës ta marr detyrën e edhe para se qeveria aktuale e Kosovës ta merr detyrën. Kështu që, është jo serioze çfarëdo akuze buxhetore për këtë administratë, së paku deri në korrik të këtij viti, kur bëhet rishikimi i buxhetit. 

 

7. Çështja e shefit të personelit në QKMF është sqaruar nga kryetari Gjini në mbledhjen e Asamblesë të mbajtur me 05 janar 2018. Sidoqoftë, vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës - KPMSHCK i rastit Musë Gjergjaj, ka ardhur në komunë me datën 18 tetor 2017. Ai vendim e ka obliguar komunën që personin në fjalë ta kthej në vendin e tij të punës. E vërteta është se shkelje e ligjit ka qenë mos kthimi i tij në vendin e punës, e jo kthimi. Përkundër kësaj, kryetari Gjini i është drejtuar Prokurisë Themelore në Gjakovë me kërkesën taksative, që me shkrim të informohet se a ekziston aktakuzë e konfirmuar kundër zotit Musë Gjergjaj. Prokuroria ka konfirmuar me shkrim se nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj z. Musë Gjergjaj (të bashkëngjitura dokumentet). Kryetari i komunës do të veproj plotësisht konform ligjit për cilindo rast që ka të bëj me shërbimin civil. 

Kryetari i komunës, gjatë javës së 15 janarit do t'iu drejtohet qytetarëve të komunës për gjendjen në komunën e Gjakovës në të gjitha aspektet.

 

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker