X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Prezentohet Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Prezentohet Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve
Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, në bashkëpunim me organizatën Save the Children dhe me komunën e Gjakovës, kanë organizuar sot një sesion informues mbi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ligj i cili tashmë është miratuar dhe pritet të hyjë në fuqi në muajin Qershor të 2020, pasi të nxirren edhe të gjitha aktet nënligjore përcjellëse.

Përfaqësues të organizatave të pranishme, bashkërisht kanë konstatuar se Kosovës i ka munguar një ligj i tillë dhe kanë shprehur bindjen se me hyrjen e tij në fuqi, fëmijët tanë do të kenë një mbështetje dhe një mbrojtje edhe më të madhe.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker