X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet

Ngjarjet

Mbahet takimi i radhës i Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbahet takimi i radhës i Komitetit për Politikë dhe Financa
Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit kalendarik. Pas miratimit të rendit të ditës të propozuar nga kryesuesi Anton Shala, të njëjtat janë shqyrtuar dhe miratuar për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.

Në këtë takim, nga Blerim Morina, auditor i brendshëm, është bërë e ditur se rekomandimet e përgjithshme sipas planit të veprimit të ekzekutivit komunal, nga njëzet rekomandimet e dala janë zbatuar katërmbëdhjetë sish, ndërkohë që gjashtë të tilla janë pjesërisht të zbatueshme. Nga këto të dhëna rezulton se shtatëdhjetë për qind të rekomandimeve janë zbatuar ndërkohë që tridhjetë për qind janë pjesërisht të realizueshme.

Në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës do të shqyrtohet edhe kërkesa e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit për plotësimin e segmentit të planit rregullues urban “Mbretëresha Teutë”.

Njëjtë për mbledhje të Kuvendit Komunal janë dërguar për miratim edhe Draft-Plani komunal trevjeçar të banimit social, që është prezantuar nga zyrtarja Blerta Qela, nga e cila është potencuar se qëllimi është krijimi i kushteve për banim të përhershëm dhe të qëndrueshëm në harmoni me standardet evropiane.

Anëtarët e KPF-së kanë votuar edhe draft-planin për Integritet 2020-2021, Draft-Rregulloren për Ndarjen e Subvencioneve të Komunës së Gjakovës, Raportin e Punës për vitin 2019 të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e të tjera.
Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker