X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës për këtë vit

  • 07.03.2022
  • Author: Donika Grezda
  • Numri i shikimeve: 1591
  • 0 Comments
Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës për këtë vit

Është mbajtur mbledhja e dytë për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

Kjo mbledhje u hap me një minutë heshtje në nderim të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe me një urim për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

Më pas, është shqyrtuar

procesverbali nga mbledhja e kaluar si dhe anëtarët e Kuvendit kanë parashtruar pyetje për ekzekutivin, përgjigjet e të cilave i kanë marrë nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe drejtorët komunalë.

Me propozim të Kryetarit Gjini, anëtarët votuan pro mbështetjes financiare në vlerë prej 20 mijë euro për shoqatën “Handikos”. Poashtu, në këtë mbledhje, kaluan pikat si themelimi i Komisionit për Siguri në Bashkësi, Komisionit për rekrutimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në shkollat e komunës si dhe Komisionit për plotësim-ndryshimin e rregullores së punës së Kuvendit të Komunës.

Ndërkaq, nga Udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit, Faton Gutaj, është prezantuar raporti i punës së kësaj zyre për vitin 2021. Në fund, Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Adelina Shehu Kola, ka prezantuar planin vjetor 2022 në të cilin përfshihen aktivitete të cilat kanë për qëllim arritjen e prioriteteve të kësaj drejtorie.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker