X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet

Ngjarjet

Kryetari Gjini viziton Qendrën për Punë Sociale dhe Qendrën Regjionale për Punësim

  • 04.03.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 92
  • 0 Comments
Kryetari Gjini viziton Qendrën për Punë Sociale dhe Qendrën Regjionale për Punësim

Qendra për Punë Sociale dhe Qendra Regjionale për Punësim në Gjakovë, janë duke e bërë një punë të mirë, në kuadër të detyrave dhe obligimeve të veta. Ky konstatim ka dalë nga vizitat që kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka bërë në këto dy institucione, me ç ‘rast është takuar me drejtorët e këtyre dy qendrave. Dervish Tahiri dhe Kujtim Dula.
Në takim me drejtorin Tahiri, është biseduar për përmirësimin e situatës dhe punën e mirë që po bëhet në këtë qendër, me ç ‘rast kryetari Gjini ka thënë se komuna e Gjakovës dhe ai personalisht do të jenë në përkrahje të vazhdueshme të projekteve të QPS-ja do të ketë në vazhdimësi.
Nga ana tjetër, në takim me drejtorin Kujtim Dula, udhëheqës i QRP-së, temë kryesore ishte mundësia e ndërtimit të një objekti të ri për këtë qendër, pasi objekti ekzistues është në gjendje të rëndë dhe si i tillë edhe po e pamundëson zhvillimin normal të aktiviteteve të përditshme.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker