X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet

Ngjarjet

Kryetari Gjini takon përfaqësuesit kryesor të Agjencionit Zhvillimor Gjerman

  • 04.02.2020
  • Author: Dardan Krypa
  • Numri i shikimeve: 198
  • 0 Comments
Kryetari Gjini takon përfaqësuesit kryesor të Agjencionit Zhvillimor Gjerman

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe bashkëpuntorë të tij pritën në takim një delegacion nga Selia Qendrore e Agjencionit Zhvillimor Gjerman.

Ndër të tjera, u përmendën sukseset që janë arritur deri më tani në kuadër të projekteve “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional” dhe “Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor”, të cilat po realizohen me partneritet në mes të GIZ-it dhe Komunës së Gjakovës.

Fokus i këtij takimi ishte diskutimi dhe planifikimi i aktiviteteve dhe projekteve të reja, të cilat do të përmirësojnë kushtet e procesit arsimor për nxënësit e shkollave të komunës si dhe do të ofrojnë mundësi për praktikë pune dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker