X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet
Ngjarjet

Komuna e Gjakovës dhe USAID-i vazhdojnë bashkëpunimin

Komuna e Gjakovës dhe USAID-i vazhdojnë bashkëpunimin

Komuna e Gjakovës do të vazhdojë bashkëpunimin me USAID-in, në kuadër të implementimit të projektit ““Komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse”.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit të përbashkët në mes të përfaqësuesve të USAID-it, Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Anton Shala.

“Gjakova është në mesin e tri komunave më të suksesshme për realizimin e projektit për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse. Ju po punoni shumë për të tejkaluar të gjitha sfidat” u shpreh Stephen Carpenter, drejtor i programit Komunat Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse. Ai e ka përgëzuar kryetarin Gjini, i cili është i pari që ka marrë iniciativë për publikimin e të gjitha kontratave, duke e bërë Komunën e Gjakovës shembull për komunat tjera të Kosovës.

“Është kënaqësi e veçantë të bashkëpunojmë në një projekt, i cili na ndihmon të përmirësohemi si komunë. Vitin e ardhshëm do të publikojmë edhe lejet e ndërtimit” deklaroi kryetari Gjini.

Print
Categories: Ngjarje
Tags:

Theme picker