X
GO
Lajmet dhe Ngjarjet

Ngjarjet

Përfundon faza e parë e ndriçimit në shtigjet e Shkugëzës 09.11.20200

Përfundon faza e parë e ndriçimit në shtigjet e Shkugëzës

Vendosja e shtyllave të ndriçimit në shtigjet e Shkugëzës, do të ju mundësojë qytetarëve lëvizje të lehtë dhe të sigurtë në këtë zonë gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë inaugurimit të këtij projekti, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh mirënjohës ndaj Kforit Italian me të cilin janë dakorduar për financimin e fazës së parë të projektit për ndriçimin e shtigjeve. “Si qeverisje komunale, do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tjera në këtë zonë. Dua të falënderoj Kforin Italian për këtë projekt. Bashkëpunimi jonë do të vazhdojë edhe më tutje” tha Kryetari Gjini.

Shtabi për Menaxhimin e COVID-19 mban mbledhjen e radhës 03.11.20200

Shtabi për Menaxhimin e COVID-19 mban mbledhjen e radhës

Kryetari Gjini pret në takim vajzat e KB "Vëllaznimi" 03.11.20200

Kryetari Gjini pret në takim vajzat e KB "Vëllaznimi"

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, krenar me vajzat e Klubit të Basketbollit “Vëllaznimi” dhe i gatshëm për të vazhduar përpjekjet për të përkrahur këtë klub!

Fillon projekti për ndërtimin e 10 akseve rrugore në Rogovë të Hasit 02.11.20200

Fillon projekti për ndërtimin e 10 akseve rrugore në Rogovë të Hasit

Marre parasysh Vendimin e ri te Qeverise për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia Covid, nga sot date 02.11.2020 Komuna e Gjakovës me institucionet relevante  ka vendosur qe shërbimi për pacientet pozitive me Covid -19  te cilët janë me Terapi Paranterale te behet vetëm ne Qendrën E Mjekësisë Familjare “Emin Duraku” e cila gjendet pranë shkollës me te njëjtin emër.

Të njëjtit nëse nuk kane mundësi ti  bëjnë vizitat ne këtë qendër , i lusim qe te thërrasin ne numrin 0390 326-749 dhe shërbimin nga personeli shëndetësor do ta marrin përmes vizitave ne shtëpitë e tyre. Kjo qendër do te punoje çdo dite nga ora 09:00 deri ne ora 21:00 edhe gjate ditëve te vikendit.

 

Po ashtu, referuar Vendimit te Qeverise shtabet komunale për parandalimin e  epidemisë , Drejtoria për Shëndetësi dhe QKMF-te do ta mbikëqyrin deri ne dy jave ecurinë e shëndetit  te personave te infektuar, dhe ti raportojnë ne baza ditore Qendrës Rajonale te Shëndetit Publik-IKSHP  për aktivitet e ndërmarra dhe për situatën ne teren.

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Bitesh 30.10.20200

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Bitesh

Filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Bitesh të Gjakovës.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka uruar banorët e kësaj ane për fillimin e jetësimit të këtij projekti, në një fshat i cili ka qenë pothuajse i harruar. “Është një premtim që e kam dhënë para tri viteve. Me ndërtimin e këtyre rrugëve, mirëqenia e banorëve të kësaj ane do të jetë më e mirë dhe ata do të kenë një qasje të duhur në infrastrukturën rrugore” u shpreh Kryetari Gjini.

Kryetari Gjini takohet me mjekë të Kforit Italian 29.10.20200

Kryetari Gjini takohet me mjekë të Kforit Italian

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini bashkë me Drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Afërdita Spahiu Shllaku dhe Shtabin për Menaxhimin e COVID-19 kanë mbajtur takim me mjekë të Kforit Italian.

Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesi i Kforit, Cristian Benegiamo, ka përçuar përvojën e tyre me menaxhimin e pandemisë në Itali si dhe ka shprehur interesimin për të bashkëpunuar me Komunën e Gjakovës për parandalimin e përhapjes së virusit. Ai ka treguar se fokusi i tyre është komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët, rreth përdorimit të maskës dhe respektimit të distancës sociale.

Kryetari Gjini i falënderoi përfaqësuesit e Kforit Italian për vizitën, ndërkohë që është. dakorduar me ta për bashkëpunim të ndërsjellë rreth pandemisë.

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Brovinë 09.10.20200

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Brovinë

Investimet në infrastrukturë rrugore po vazhdojnë edhe këto ditë në mbarë komunën e Gjakovës. Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e 9-të segmenteve rrugore në një gjatësi prej rreth 1 kilometër dhe një ure në fshatin Brovinë, duke e kompletuar kështu në tërësi infrastrukturën në këtë fshat.

Vlera e përgjithshme e këtij investime është rreth 64 mijë euro dhe pritet të përmbyllet në një afat një vjeçar.

Gjatë fillimit të punimeve, në këtë fshat ka qëndruar edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili duke shprehur kënaqësinë që infrastruktura rrugore po përmbyllet në këtë fshat, ka bërë të ditur se gjatë vitit tjetër, komuna do t’i japë prioritet kanalizimin dhe ndriçimit, për ta bërë Brovinen dhe fshatrat tjerë të komunës së Gjakovës, fshatra modernë dhe të denjët për banorët e vet.

Së shpejti Gjakova do të bëhet me Galeri të Arteve 09.10.20200

Së shpejti Gjakova do të bëhet me Galeri të Arteve

Komuna e Gjakovës ka filluar investimet në rehabilitimin dhe rifunksionalizimin e një pjesë të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, duke ofruar kështu ambiente më të përshtatshme për qytetarët dhe adhuruesit e arteve të ndryshme.

Me një shumë prej rreth 20 mijë eurosh, në këtë objekt pritet të vihet në funksion galeria e arteve si dhe të sigurohet teknika e zërimit për sallën universale.

Gjatë ditës, këto ambiente i ka vizituar edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se shumë shpejtë Gjakova do ta ketë njërën ndër galeritë më moderne në Kosovë, ndërsa salla universale e pallatit do të ketë një sistem modern të zërimit, i cili do të jenë në dispozicion të të gjitha llojeve të aktiviteteve që do të organizohen në këtë sallë.

Nisin punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në shkollën Kadri Kusari 09.10.20200

Nisin punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në shkollën Kadri Kusari

Nxënësit e Shkollës “Kadri Kusari”, prej vitit tjetër do t’i gëzohen sallës së re të edukatës fizike. Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur sot, ndërsa në ceremoninë e fillimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Ky objekt që do të kushtojë rreth 200 mijë euro, do të ketë një hapësirë totale prej 750 metrash katror dhe pritet të jetë ndër sallat më moderne të Edukatës Fizike.

Gjatë fillimit të punimeve, kryetari Gjini ka thënë se ndihet i kënaqur që me këtë investim do të krijohen kushte më të mira për nxënësit e kësaj shkolle.

RSS
123

Theme picker